Aktualitet

Gazeta Liberale vjen sot me titullin: 2021, Lëvizje Popullore

Shkruar nga Liberale
Gazeta Liberale vjen sot me titullin: 2021, Lëvizje Popullore

Nga Kavaja, aty ku e nisi edhe rrugëtimin elektoral të 25 prillit, Lulzim Basha përsëriti fort se PD nuk e njeh dhe as nuk do ta pranojë atë që e cilësoi si masakër zgjedhore.

Në këtë ndalesë të tij për një tjetër fushatë, atë për kreun e partisë, zoti Basha deklaroi se PD do të bindë aleatët për vjedhjen më të madhe industriale të votave.

Basha lajmëroi se shumë shpejt në selinë blu do të përgatitet një platformë për të rikthyer legjitimitetin dhe demokracinë në vend.

Në ditën e shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare, ndërsa kundërshtari i tij politik kremtonte fitoren nga sheshi, Basha foli për betejë në emër të demokracisë pasi falënderoi më shumë se 600 mijë shqiptarët që ia besuan votën koalicionit Aleanca për Ndryshim.

Për më tepër lexoni Gazetën Liberale, print ose online!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH