Kryesore

2020/ Regresi i universiteteve amerikane me një vit më parë

               Publikuar në : 09:36 - 05/03/20 liberale

Grupimin e 10 instititucioneve universitare me performancwn mw tw mirw e udhwheq Universiteti i Cambridge në Britaninë e Madhe, pasuar nga ai i Harvard-it dhe Oxford-it.

Dje është publikuar edicioni i 10-të i Renditjes së Universiteteve Globalisht sipas Fakulteteve të QS (Quacquarelli Symonds), i cili hartohet çdo vit me qëllim që t’ju vijë në ndihmë studentëve të identifikojnë universitetet që ofrojnë nivelin më të mirë të mësimdhenies në përputhje me degën që ju intereson.

Kjo renditje perfshin një numër prej 48 disiplinash, të grupuara në 5 fusha të gjera subjektesh. Studentët në këtë mënyrë kanë të drejtën e plotë të krahasojnë cilësinë e programeve mes universiteteve në rang kombëtar ose ndërkombëtar, duke hedhur poshtë dyshimet dhe pyetjet që mund të lindin për sistemin e edukimit të lartë të çdo shteti.

Grupimin e 10 instititucioneve universitare me performancën më të mirë e udhëheq Universiteti i Cambridge në Britaninë e Madhe, pasuar nga ai i Harvard-it dhe Oxford-it. Nëse bëjmë një krahasim mes top-3 universiteteve më të përgatitura, vëmë re se vitin e kaluar ajo përbëhej vetëm nga institucione amerikane ku përmendim Institutin e Teknologjisë të Massachusetts, Universitetin Stanford dhe Universitetin Harvard, ndërkohë që azhornimet e këtij viti na tregojnë se dominojnë dy universitete britanike dhe vetëm një amerikan. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të ndodhen në një gjendje regresi përsa i përket sistemit të edukimit të lartë, që prej afërsisht dy vitesh. Numri i top-50 programeve të ofruara nga universitetet amerikane ka pësuar një rënie të konsiderueshme nga 2018 në 2020 me mbi 40 vende, një rënie që është e vlefshme dhe për programet top-100 dhe madje top-200 të servirura nga universitetet e Shteteve të Bashkuara.

Në anën tjetër të medaljes, programet e universiteteve të Britanisë së Madhe regjistrojnë një përmirësim përgjatë viteve, me një numër më të madh përparimesh në renditje sesa rënie. Drejtuesi i Kërkimeve të QS, Ben Sowter shprehet se “Brexit-i nuk duket ta ketë rrezikuar akoma performancën kërkimore të universiteteve britanike.” Gjithashtu, ai shprehet se pavarësisht një farë ngadalësimi në progresin e instituconeve të arsimit të lartë kinez, pas 5 vitesh me përmirësime të vazhdueshme, trajektorja e tyre sërish mbetet më superiore sesa ajo e institucioneve amerikane. Edhe pse shifrat tregojnë se Kina numëron 100 top-50 programe për të parën herë, kjo nuk e bën më pak të vlefshme tezën se shkalla e përmirësimit të universiteteve po bie gjithmonë e në ritme më të avashta.

Duhet evidentuar fakti se pavarësisht se Europa nuk kishte të klasifikuar një numër të madh universitetesh në renditje, ajo u paraqit denjësisht nga  Instituti Federal Zviceran i Teknologjisë (ETH), i cili bie në sy për teknikat kërkimore tepër të avancuara dhe inovacionin që përcjell. Ky institucion prestigjoz nuk ka lëvizur fare në renditje dhe ruan të njëjtin vend si vitin e kaluar, atë të 7-të.

Përsa i përket zhvillimeve të renditjes universitare, te para nga një këndvështrim më gjithëpërfshirës, spikasim në Azi si institucionin me performancë më të mirë Universitetin Kombëtar të Singaporit, ku 8 nga programet e tij jan pjesë e top-10 programeve kryesuese ne rang global. Duke mos lëizur nga ky kontinent, përmendim përmirësimet e konsiderueshme të programeve  të universiteteve indiane dhe atyre ruse, me një rritje të ndjeshme në listën e top-50 dhe top-100 programeve të njohura si më të mirë formuarat botërisht.

Duket se besimit të verbër në sistemin “perfekt” të studimeve të larta në Amerikë po i vjen fundi dhe pse akoma nuk dihet nëse kjo vjen si pasojë e mungesës së njohurive pratike që kërkohen nga industria e punës apo thjesht një neglizhim investimesh dhe përkushtimi të mbartura ndër vite, duke krijuar kështu një hapësirë për promovimin e institucioneve të edukimit të lartë tepër cilësore britanike, por jo vetëm. Pozicioni i pandryshuar i ETH për gjatë këtyre dy viteve shërben si një këmbanë që vazhdimisht i kujton botës se universitetet europiane po evoluojnë me hapa të moderuar dhe se në një të ardhme të afërt Europa mund të ketë më shumë se një përfaqësues në listën top-10. /Gazeta Liberale

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back