Aktualitet

200 policë në terren, pamje nga operacioni ndërkombëtar "Shpirti"

Shkruar nga Liberale
200 policë në terren, pamje nga operacioni ndërkombëtar

Për ekzekutimin e masave të sigurisë të dhëna nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të operacionit “SHPIRTI”, janë angazhuar 200 forca policore nga reparti special Renea, FNSH Tiranë e Fier, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, si dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Vlorë, Gjirokastër e Durrës.

Operacioni është zhvilluar në kushte të larta sigurie për forcat policore pjesëmarrëse, në të njëjtën kohë në të gjitha qarqet, për ekzekutimin e urdhrave të lëshuara nga Gjykata.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 2 armë zjarri dhe rreth 60 mijë euro.

Interpol Tirana dhe Fast Albania po bashkëpunojnë me homolgët për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të këtij operacioni.

https://youtu.be/NhmuhY2ynUI

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH