Publikohet imazhi i Fiori Sula, 20 vjeç, i cili u nda nga jeta në një aksident tragjik që ndodhi mbrëmjen e djeshme në unazën e qytetit të Elbasanit. Ai u transportua menjëherë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroji jetë. Shoferi që shkaktoi aksidentin u largua nga vendi i ngjarjes.
Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boci, përmes një mesazhi ngushëllimi, pas ngjarjes publikoi imazhin e 20-vjeçarit i cili u nda tragjikisht nga jeta pas aksidentit të mbrëmjes së djeshme dhe tha se ai ishte edhe një prej të rinjve, pjesë e kryesisë së Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
Mesazhi i plotë i Luciano Bocit:
Trishtim dhe dhimbje pa fund për Fiorin!”
“Një i ri energjik dhe plot ëndrra u largua në mënyrë tragjike nga kjo jetë! Jam pa fjalë për dhimbjen dhe mungesën e pazëvendësueshme që ky largim i tillë sjellë për familjen Sula!”
“Fiori ishte një prej të rinjve më kurajozë në kryesinë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike!”
“Lutem që shpirti i tij të prehet në paqe dhe zoti i dhëntë forcë familjes Sula!”