Aktualitet

20 sera me kanabis, arrestohet shqiptari në Itali

Shkruar nga Liberale
20 sera me kanabis, arrestohet shqiptari në Itali

Një operacion antidrogë u zhvillua në Napoli të Italisë, ku u arrestua një shqiptar 41 vjeç dhe një banor vendas 54 vjeç, pasi kishin mbjellë 3200 bimë kanabis në 20 sera.

Policia sekuestroi 17 kg kanabis, gati për shitje, ndërsa hetuesit përllogaritën se nëse 3200 bimët e hashashit do të përfundonin në tregun e paligjshëm, do të përfitoheshin 900 mijë doza.

Po ashtu,  u sekuestrua edhe një ventilator, gjeneratorë elektrikë apo panele diellore. Ambienti ishte përshtatur më së miri për të kultivuar drogë, ndërsa zona ruhej nga qen të mëdhenj.

https://youtu.be/wWE3YM5CHhQ

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH