Sport

20 milionë euro do të arkëtohen nga bastet online, kultura për mbijetesë ‘nën oreksin e bastexhinjve’  

Shkruar nga Liberale
20 milionë euro do të arkëtohen nga bastet online, kultura

Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e nderimit të shtatë sportistëve elitarë shqiptarë, të cilët kanë përfaqësuar vendin me dinjitet në disa disiplina të ndryshme duke u shpallur kampionë bote dhe Evrope, foli mbi hapjen e basteve sportive.

Kryeministri Edi Rama ka dekoruar me medaljen Yjet e Mirënjohjes Publike, 7 sportistë të mirënjohur, në shenjë admirimi, respekti dhe mirënjohje për atë që kanë bërë për Shqipërinë dhe shoqërinë. Konkretisht, Kryeministri Rama ka dorëzuar medaljet e mirënjohjes "Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike” për peshëngritësit Briken Calja e Erkand Qerimaj dhe mundësin Zelimkhan Abakarov. Ndërsa “Ylli i Mirënjohjes Publike” për  Eklent Kaçin, skiatoren Lara Colturi, boksierin Alban Beqirin dhe bodybuilding Gentiana Beqa.

Nga miratimi në ligj i lojërave të fatit ‘baste sportive’, me efekt nga 1 janari 2023, vlerësohet të arkëtohen në buxhetin e shtetit 2 miliardë lekë taksa në vit (rreth 20 milionë euro). Por nëse të ardhurat nga bastet online do t’i shkojnë sportit, dhe teknologjisë,. Kjo e fundit në rastin konkret do të ketë kosto në monitorimin e procesit, kurse kultura, për mbijetesë, duket se në mungesë të gjetjes së parave ose fondeve nga ana e saj, do të përfitojë të ardhura falë bastexhinjve.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë përmendi edhe rihapjen e basteve të cilët do të jenë online. Ai tha se të ardhurat nga ky aktivitet do të shkojnë për sportin, kulturën dhe teknologjinë.

“Tjetra është që së shpejti do kalojmë në miratim, këto ditë do fusim në agjendë miratimin e basteve online. Ne, siç tregon eksperienca nuk kemi mundur ta ndalim, njëjtë si vendet e tjera nuk e kanë bërë. Në vend që të mbetet një aktivitet informal ku qarkullon paraja e zezë, të jetë një aktivitet ku do futen kompanitë e mëdha ndërkombëtare dhe të ketë garanci për lojtarët”.

Të gjitha të ardhurat, sipas ligjit do i kalojnë sportit dhe teknologjisë. Në ligj e kemi bërë të qartë që këto para, do jenë të fokusuara vetëm në këtë pjesë dhe nuk do ndryshohet destinacioni.

“Do kemi një bord kombëtar mbikëqyrës, kreu i KOKSH, ai i FSHF-së etj, do jenë aty për të bërë ndarjen e të ardhurave për sportin dhe kulturën. Fondi është i konsiderueshëm, kjo sipas parashikimeve. Lëvizja sportive nga poshtë, me të gjitha federatat do ketë rritje. Jemi fokusuar te basketbolli dhe volejbolli për meshkuj dhe femra”, tha Rama mes të tjerash.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH