Ndërkombëtare

2 të rinjtë shqiptarë ekzekutohen në makinë 

               Publikuar në : 21:22 - 05/03/21 liberale

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut këtë të premte. 2 të rinj shqiptarë u ekzekutuan në orët e para të mëngjesit në makinën e tyre. Viktimat janë Afrim Berisha 28 vjeç dhe Burim Vardari 24 vjeç.

Të rinjtë janë qëlluar me 2 armë të ndryshme nga një tjetër makinë në lëvizje ndërsa ata po qëndronin në një makinë të parkuar. Për shkak të plagëve të marra ata kanë ndërruar jetë në vend. Mediat e Maqedonisë së Veriut kanë hedhur dyshime se edhe autorët mund të jenë shqiptarë.

Janë të pakta provat në vendin e ngjarjes për shkak se mungojnë dëshmitarët. Në një deklaratë policia tha se po heton për shkaqet. Ajo ka sekuestruar gëzhojat në vendin e ngjarjes dhe kamerat e sigurisë me qëllim për identifikimin e autorëve. Besohet se motiv mund të jetë bërë ndonjë konflikt i të rinjve.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back