Zyra Europiane e Prokurorit Publik (EPPO) njoftoi se ka zbuluar skemën më të madhe të mashtrimit ndërkufitar për TVSH-në, të hetuar ndonjëherë në BE, me vlerë rreth 2.2 miliardë euro.
Hetimi filloi në prill 2021 në Portugali, ku autoritetet nisin të hetonin një kompani që shiste telefona celularë, tableta, kufje dhe pajisje të tjera elektronike, me dyshimin për mashtrim të TVSH-së. Siç kërkohej prej tyre, autoritetet portugeze raportuan rastin në EPPO pas fillimit të tij në qershor 2021, pavarësisht nga hetimi fillestar që gjeti gjithçka në rregull.
Por gjurmimet shtesë të prokurorëve evropianë, analistët e mashtrimit financiar, Europol dhe autoritetet kombëtare të zbatimit të ligjit shumë shpejt vendosën lidhje midis kompanive portugeze dhe afër 9,000 subjekteve të tjera juridike, dhe më shumë se 600 personave.
Këto subjekte ishin të vendosura në shumicën e vendeve të BE-së, si dhe në Shqipëri, Kinë, Mauritius, Serbi, Singapor, Zvicër, Turqi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.
Kërkimet u kryen në gjashtë vende anëtare të BE-së në mes të tetorit me 200 kërkime të tjera të ekzekutuara në 14 vende të tjera të BE-së të martën. “Të gjitha të dhënat e mbledhura janë duke u analizuar dhe hetimi për grupet e krimit të organizuar pas kësaj skeme po vazhdon,” tha EPPO në një deklaratë .
“Dëmet e vlerësuara aktualisht arrijnë në 2.2 miliardë euro. Janë marrë masa për të rikuperuar dëmet,” shtuan më tej hetuesit. Sipas agjencisë së BE-së, rasti është i denjë për vëmendje jo vetëm për shkallën e tij të madhe, por edhe për shkak të “kompleksitetit të zinxhirit të kompanive” të përfshira në skemën e mashtrimit.
“Këto aktivitete nuk do të ishin të mundura pa përfshirjen e disa grupeve të krimit të organizuar, shumë të afta për të tilla aktivitete, secila me role specifike në skemën e përgjithshme. Duke punuar në nivel ndërkombëtar, pothuajse me një logjikë industriale, ata kanë vite që shmangin detyrimet,” tha prokuroria europiane.
Një mashtrim i tillë, duke mos deklaruar të ardhurat për të shmangur detyrimin tatimor, është vlerësuar si krimi më fitimprurës në bllok dhe vlerësohet t’u kushtojë shteteve të BE-së 50 miliardë euro humbje çdo vit. – “Operacioni Admiral është një demonstrim i qartë i avantazheve të një prokurorie transnacionale,” tha Kryeprokurorja evropiane Laura Kövesi.
“Kur bëhet fjalë për mashtrimin e TVSH-së, nga këndvështrimi kombëtar, dëmet mund të vlerësohen si relativisht të vogla ose inekzistente, ose mbeten edhe të pazbuluara. Duhet një kontroll si me helikopter, për të kapur gjithçka ndodh” shtoi ajo.
Dhe nëse në Bashkimin Europian humbjet çdo vit nga mosdeklarimi i të ardhurave janë 50 miliard euro çdo vit, ku funksion shteti ligjor, në vendin tonë, kjo shifër në raport me ekonominë mund të jetë ndër më dramatiket. Edhe një arsye më shumë, pse amnistia fiskale që propozoi qeveria u rrëzua nga perëndimorët.
https://www.euronews.com/my-europe/2022/11/29/european-prosecutors-bust-22-billion-vat-fraud-scheme
/Në foto: Laura Codruta Kovesi dhe info marrë nga Euronews.com /Liberale.al/