Aktualitet

19-vjeçari do t’i shpëtojë policisë me emrin e babait kryebashkiak

Shkruar nga Liberale
19-vjeçari do t’i shpëtojë policisë me emrin e

Policia e Tiranës ka vënë dje në pranga djalin e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla. 19-vjeçari Enio Alla, u ndalua nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shigjeta” në rrugën “Jusuf Vrioni”, pranë shkollës “Vasil Shanto”

Efektivët i kanë kërkuar që të zbresë nga makina, pasi do ushtrohej një kontroll dhe ai fillimisht i ka kundërshtuar, duke tentuar të shmangë kontrollin. Në këtë moment u ka përmendur atyre emrin e babait të vet, duke i pyetur nëse e njihnin apo jo se kush ishte dhe më pas ju ka treguar se ai është kryetari i Bashkisë së Bulqizës.

Gjatë kontrollit, policia i ka gjetur 5.2 gram lëndë narkotike, kanabis sativa dhe e ka shoqëruar në komisariat.

“Nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. A., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 26.10.2019, gjatë pasdites, në rrugën ‘Jusuf Vironi’, nga punonjësit e Policisë të Seksionit të Forcës së Posaçme ‘SHIGJETA 2’, është ushtruar kontroll ndaj shtetasit E.A., gjatë të cilit iu gjet një sasi prej 5.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Emri i kryebashkiakut të Bulqizës është përmendur edhe para një muaji. Më 18 shtator të këtij viti, pas një sherri në një lokal në Bulqizë mbeti i plagosur me armë zjarri Vangjel Alla, vëllai i Lefter Allës.

Gjithë ngjarja ndodhi pas një konflikti me disa persona të tjerë dhe shkak dyshohet se kanë qenë përplasjet mes grupeve kriminale në Bulqizë. Në lidhje me këtë ngjarje u arrestua pronari i lokalit ku u plagos me armë zjarri Vangjel Alla, 37-vjeçari me inicialet B.Ç, si dhe në 24 vjeçar që ndihmoi autorin Ilir Dani, të largohej nga vendngjarja./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH