Aktualitet

Gazeta Liberale hapet sot me: "184" SPAK s’e prek

Shkruar nga Liberale
Gazeta Liberale hapet sot me: "184" SPAK s’e prek

Kancelarja gjermane ndezi shpresat për rikthim të çështjes së negociatave në pranverë, duke kujtuar se vendi i saj e kishte dhënë tashmë dritën jeshile, shoqëruar me nëntë kushtet e Bundestagut.

Ndërsa pjesa më e madhe e tyre lidhen me Reformën në Drejtësi, përmbylljen e së cilës dy ditë më parë Merkel e cilësoi me rëndësi jetike-, si ngritja e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, ndërsa nga SPAK kërkoi hetimin e zyrtarëve të lartë të përfshirë në korrupsion dhe ndjekjen penale të autorëve të shitblerjes së  votave-, Struktura e Posaçme Antikorrupsion refuzoi dje të marrë dosjen “184”.

Ishin publikimet e një sërë përgjimesh të kësaj dosjeje dhe asaj “339”, të botuara në gazetën “Bild”  që e njohën jo vetëm politikën gjermane, por edhe publikun e gjerë me fenomenin e shitblerjes së votës, në zgjedhjet e pjesshme lokale në qarkun e Dibrës më 2016-n dhe ato parlamentare të 2017-s, në Durrës.

Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni sot në Gazetën Liberale në print./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH