Aktualitet

18-vjeçarja transportohet me urgjencë, ndërron jetë në spital

Shkruar nga Liberale
18-vjeçarja transportohet me urgjencë, ndërron jetë

Një vajzë e re ka humbur jetën mbrëmjen e së enjtes në kryeqytet, pasi gjendja e saj shëndetësore u rëndua.

Policia e Tiranës njofton se 18-vjeçarja me iniciale S.B. vuante nga sëmundja e epilepsisë.

Rreth orës 22:10, ajo është ndjerë keq në banesën e saj në Mullet dhe familjarët njoftuan ambulancën.

Me mbërritjen në spital, pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët, e reja ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH