Aktualitet

18-vjeçarja shqiptare çoi në burg babain dhe tre vëllezërit, gjykata i lë të lirë

Shkruar nga Liberale
18-vjeçarja shqiptare çoi në burg babain dhe tre

Babai dhe tre vëllezërit e arrestuar të enjten e kaluar në Castelnuovo, Itali, me akuzën e keqtrajtimit dhe plagosjes së vajzës dhe motrës së tyre tetëmbëdhjetë vjeçare janë lënë të lirë.

Gjyqtari për hetimet paraprake, në përfundim të marrjes në pyetje dhe garancisë, pranoi kërkesën e avokatëve mbrojtës, Samantha Amodio dhe Enrico Fontana, për një masë alternative ndaj burgut dhe urdhëroi ndalimin e afrimit me viktimën për katër të dyshuarit.

Ishte vajza me kombësi shqiptare ajo që kishte vënë në pranga. Vajza iu drejtua policisë duke i thënë se prej disa kohësh vuante dhunën dhe abuzimin nga babai dhe tre vëllezërit e saj. Sipas denoncimit të së resë, të katërt e mbanin të ndarë e të mbyllur në shtëpi sepse s’duhej të takohej me djem. Një kontekst që sipas avokatëve mbrojtës mbetet ende për t'u sqaruar.

Për këtë arsye prokurori kërkoi që të bëhet një ballafaqim, për të dëgjuar pretendimet e të dëmtuarës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH