Aktualitet

18 emigrantë gjenden të vdekur brenda një furgoni në Bullgari

Shkruar nga Liberale
18 emigrantë gjenden të vdekur brenda një furgoni në

Të paktën 18 persona u gjetën të vdekur në Bullgari në një kamion të braktisur pranë kryeqytetit Sofje, deklaroi të premten Ministria e Brendshme bullgare.

“Sipas informacioneve fillestare, kamioni po transportonte emigrantë të paligjshëm, gjithsej rreth 40 persona, të cilët fshiheshin nën lëndën drusore të transportuar”-thuhet në deklaratë.

Të mbijetuarit u dërguan në spital për trajtim mjekësor. Tetë nga personat e dërguar me urgjencë në spital ishin në gjendje të rëndë. Policia po kërkonte të identifikonte drejtuesit e kamionit, të cilët mësohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes.

"Ka pasur mungesë oksigjeni për ata që ishin mbyllur në këtë kamion. Ata ishin të ngrirë, të lagur, ata nuk kanë ngrënë për disa ditë," u tha gazetarëve ministri bullgar i Shëndetit, Medzhidiev.

Bullgaria ndodhet në një rrugë të përdorur nga emigrantët nga Lindja e Mesme dhe Afganistani për të hyrë në Bashkimin Evropian. Shumica nuk qëndrojnë në vend, por kërkojnë të kalojnë në vende më të pasura në Evropën Perëndimore, shpesh duke përdorur rrjete të përpunuara të kontrabandistëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH