Aktualitet

17-vjeçarja e abuzuar rikthehet në Sarandë, çfarë deklaroi në gjykatë

Shkruar nga Liberale
17-vjeçarja e abuzuar rikthehet në Sarandë, çfarë

Gjykata e Sarandës ka vendosur që 17-vjeçarja S.B. të qëndrojë 6 muaj larg familjes duke e pajisur me urdhër-mbrojtje.

Në seancën e mbajtur të enjten e 30 Prillit në Sarandë, adoleshentja 17-vjeçare mohoi akuzat e bëra ndaj babait të saj për abuzim seksual.

Burime brenda Gjykatës së Sarandës thanë për emisionin “Uniko” se e mitura bëri deklarata kontradiktore lidhur me personat të cilët i ka përmendur në denoncimin e saj fillestar të bërë më datë 21 Prill.

Në seancën e zhvilluar edhe në prani të psikologëve, ajo kërkonte vazhdimisht Gentjan Ruçin, të dashurin e saj 34-vjeçar, për të cilin pretendohet se ka ndihmuar 17-vjeçaren të denoncojë abuzuesit e saj.

E mitura me iniciale S.B. ka akuzuar babain për abuzim seksual, dy persona të tjerë banorë të fshatit Gjashtë, si dhe 72-vjeçarin Barjam Tusha. Ky i fundit ndodhet në qeli pasi gjykata ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë arrest në burg.

72-vjeçari Tusha, i cili është komshi me familjen me vajzës, ka mohuar akuzat e abuzimit seksual. Edhe babai i të miturës është i bindur në pafajësinë e fqinjit të tij.

I ati akuzon të dashurin e vajzës, Gentian Ruçin, për të cilin thotë se i ka mashtruar të bijën për qëllime trafikimi.

Ndërsa 34-vjeçari Gentian Ruçi është shprehur për mediat se familja e vajzës nuk pranonte lidhjen e tij me adoleshenten. /klanplus

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH