Kosova

17-vjeçari vritet me thikë nga bashkëmoshatari i tij

Shkruar nga Liberale
17-vjeçari vritet me thikë nga bashkëmoshatari i tij

Një 17 vjeçar është vrarë me thikë në Viti të Kosovës.

Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, ku 17 vjeçari është goditur me mjetin prerës nga një bashkëmoshatar. Policia e Kosovës njofton se autori është arrestuar ndërsa nuk dihen ende motivet për këtë akt të rëndë.

“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti me datën 20.07.2023 rreth orës 21:45 nga emergjenca e Vitisë ka pranuar informacion se një person i moshës rreth 17 vjeçar (mashkull, kosovar shqiptar) ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi i njëjti dyshohej se ka pësuar lëndime të rënda trupore të shkaktuara nga një mjet i mprehtë.

Policia tha se i dyshuari A.H. (viti i lindjes 2006, mashkull kosovar shqiptar) është arrestuar dhe nga prokurori i shtetit ndaj tij është lëshuar vendimi mbi ndalim për 24 orë.

Me urdhër të prokurorisë, viktima do t’i nënshtrohet autopsisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH