Aktualitet

17-vjeçari shqiptar grabitet nga dy persona dhe plagoset me thikë në Itali

Shkruar nga Liberale
17-vjeçari shqiptar grabitet nga dy persona dhe plagoset me thikë

17 vjeçari po kthehej në qendrën e azilit ku strehohej, por në atë moment është gjendur në momentin e vështirë duke u goditur me thikë në këmbë dhe në gjoks për t’i marrë paratë dhe sendet personale që kishte me vete.

Mësohet se i riu shqiptar po kthehej nga një shëtitje në qendër të qytetit kur u përball me dy persona të panjohur në një rrugë në lagjen Rifredi, Itali.

Me shumë vështirësi, ai ka arritur të njoftojë kujdestarët e tij në qendrën ku ishte stehuar. Pas gjetjes së përkthyesit shqiptar, policia ka mundur të ndërtojë faktet mbi ngjarjen pasi i mituri fliste vetëm në gjuhën shqipe.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH