Aktualitet

165 aplikime për Byronë Kombëtare, të martën nis përzgjedhja

Shkruar nga Liberale
165 aplikime për Byronë Kombëtare, të martën nis

Njëqind e gjashtëdhjetepesë oficerë policie, oficerë të policisë gjyqësore dhe juristë kanë shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Sipas Euronews, ky numër pritet të rritet edhe gjatë 3 ditëve në vijim kur skadon edhe afati, më 29 shtator.

Pas përzgjedhjes së atyre që plotësojnë kriteret ligjore, gara për 60 vendet si hetues te FBI-së shqiptarë do të kalojnë edhe faza të tjera si testimi me shkrim, testi psikologjik dhe ai i poligrafit.

Nga kjo listë do të përzgjidhet edhe nëndrejtori i BKH-së. Byroja Kombëtare e Hetimit është njësia hetimore e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) dhe ka një ngjashmëri me Byronë Federale të Investigimit (FBI), e cila heton krime të nivelit të lartë në Shtetet e Bashkuara.

Për këtë arsye hetuesit dhe drejtuesi i BKH-së do të trajnohen për tre muaj në akademinë e FBI-së në Virxhinia. Pak ditë më parë drejtuesja e BKH-së Aida Hajnaj garantoi se ky proces do të udhëhiqet nga transparenca për të përzgjedhur hetuesit më të mirë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH