Aktualitet

16-vjeçari vetëvaret në kasolle, zbulohet konflikti me familjen

Shkruar nga Liberale
16-vjeçari vetëvaret në kasolle, zbulohet konflikti me familjen

Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Fier. Një 16 vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur në kasollen e bagëtive në fshatin Verri të Fierit.

Adoleshenti Gjergji Tashi  u gjet sot pasdite rreth orës 16:30. Banorët e zonës të cilët e njihnin familjen kanë dhënë detaje për mediat.

Ata thonë se familja jetonte në kushte shumë të vështira ekonomike, ndërsa i ati i viktimës merrte kemp.

Sipas komshinjve, ai dëshironte të linte shkollën dhe të emigronte jashtë shtetit, por familja nuk e lejonte. Mendohet se gjendja psikologjike e krijuar nga situata, mund ta ketë çuar adoleshentin drejt vetëvrasjes./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH