Aktualitet

16-vjeçari bie në kontakt me rrymën, në gjendje kritike për jetën

Shkruar nga Liberale
16-vjeçari bie në kontakt me rrymën, në gjendje kritike

Një 16 vjeçar nga fshati Katund i Ri në Njësinë Administrative Bradashesh i Elbasanit pasditen e të dielës ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe ka përfunduar në gjendje kritike për jetën në spitalin e djegieve në Tiranë.

Ngjarja sipas burimeve jo zyrtare ka ndodhur në ambientet e Ish Kombinatit Metalurgjik, ku 16-vjeçari E.Hoxha kishte shkuar për të mbledhur skrap së bashku me një bashkëmoshatar.

Ndërsa ka qenë duke mbledhur hekurishte, ai ka rënë në kontakt me një përcjellës të rrymës elektrike dhe ka pësuar djegie të shkallës së rëndë.

Adoleshenti është transportuar me urgjencë në Tiranë, por gjendja e tij fatkeqësisht deri në mesnatë ka qenë thuajse e pashpresë.

Ndërkaq, ka nisur hetimi për zbardhjen e ngjarjes së rëndë ku 16-vjeçari ra në kontakt me rrymën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH