Aktualitet

16 gra të vdekura në anijen me emigrantë, video tronditëse nga operacioni i shpëtimit

Shkruar nga Liberale
16 gra të vdekura në anijen me emigrantë, video

Sipas raportimit të mediave greke, 16 gra me origjinë afrikane janë mbytur në zonën detare Petalidi të Thermit në Lesbosin lindor.

Varka u mbyt në orët e para të së enjtes në zonën detare "Provoskida" në lindje të ishullit, ndërsa në të njëjtën kohë po zhvillohet një operacion i Rojës Bregdetare.

Ndërkohë janë shpëtuar nëntë gra të tjera, cilat u dërguan në spitalin e Mytilinit, ku iu dha ndihma e parë.

Në total, në bordin e anijes në Lesvos ndodheshin rreth 40 persona, sipas deklaratave të pasagjerëve të saj. Në orën 8 të mëngjesit të së enjtes dhe ndërsa trupat e grave të vdekura po transferohen në morg, roja bregdetare, policia greke, zjarrfikësja dhe ushtria me ndihmën e një helikopteri Super Puma të Forcave Ajrore po operojnë në zonë në kërkim të të paktën 15 personave të tjerë të zhdukur.

Varka me emigrantët, siç vlerësohet, u largua vonë të mërkurën mbrëma nga zona e Ayasmat pranë Ayvali, në kushte veçanërisht të pafavorshme atmosferike./Liberale.al

https://youtu.be/r4zxZq59G48

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH