Aktualitet

16 fëmijë me koronavirus, Rakacolli: Asnjë prej tyre në spital

Shkruar nga Liberale
16 fëmijë me koronavirus, Rakacolli: Asnjë prej tyre në

Zëvendësministrja Rakacolli tha sot se numri i fëmijëve të prekur nga koronavirusi është 16, por fatmirësisht janë në gjendje të mirë, pasi asnjërit prej tyre nuk i është dashur të shkojë për trajtim në spital.

“Deri tani ka 16 fëmijë të prekur nga koronavirusi, fatmirësisht asnjëri nga ata nuk ka pasur nevojë asnjëherë për kujdes spitalor dhe janë në gjendje shumë të mirë”, tha Rakacolli.

Zv.ministrja njoftoi gjithashtu se nuk ka asnjë grua shtatzënë të prekur me COVID-19 që të ketë sjellë në jetë fëmijën e saj.

“Deri tani nuk ka asnjë grua shtatzënë me COVID-19 që të ketë sjellë në jetë fëmijën e saj”, tha ajo. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH