Globi

15-vjeçarja rrëfen si u dhunua nga tre persona në motel

Shkruar nga Liberale
15-vjeçarja rrëfen si u dhunua nga tre persona në motel

Tre persona u arrestuan si të dyshuar për dhunimin e një vajze 15-vjeçare. Shtëpia e vajzës dhe moteli ku dyshohet se ajo u përdhunua, janë shumë afër. Ndërkohë, si të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre janë tre djem nga Kamenica.

T7 ka kontaktuar me të miturën, e cila ka edhe problem me shëndetin mendor. Sipas saj gjithçka kishte nisur nga kontaktet me njërin nga djemtë në rrjete sociale.

Ndërkaq e ëma e viktimës tregon se vajza e saj ka probleme mendore. Ajo poashtu thotë se u lajmërua nga komshinjtë për atë se çka kishte ndodhur.

Të dyshuarit A.SH Q.P dhe E.C janë arrestuar menjëherë nga policia. Këta të fundit të dyshuarit i kanë kapur në kushte flagrance.

Burime nga prokuroria bëjnë me dije se tashmë ndaj të dyshuarve është parashtruar kërkesë për caktim të paraburgimit.

Ky nuk është rasti i parë i tillë që ka ndodhur në rajonin e Gjilanit, kjo pasi që raste të tilla kanë ndodhur edhe në të kaluarën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH