Aktualitet

15-vjeçarja: Abaz Dogu më rrëfeu se ka dashur të kapë nusen e djalit

Shkruar nga Liberale
15-vjeçarja: Abaz Dogu më rrëfeu se ka dashur të kapë

Rrëfimi i 15-vjeçares së abuzuar nga Abaz Dogu ka nxjerrë në pah një tjetër detaj tronditës. 65-vjeçari i ka rrëfyer të miturës se ka dashur të kryejë marrëdhënie me bashkëshorten e djalit të tij por nuk ka mundur ta arrijë këtë gjë.

Vajza e ka rrëfyer këtë fakt, duke treguar një bisedë me bashkëshorten e abuzuesit të saj, në dosjen hetimore të zbardhur nga Abc News.

“Në lidhje me bashkëshorten e shtetasit Abaz, vajza tregon se ajo e ka pyetur nëse Abazi ka marrë ndonjë gocë, ndërsa Abazi me ka treguar se kam dashur të kap nusen e djalit por nuk kam mundur”, ka rrëfyer vajza.

Dogu u shfaq dje në gjykatë me kokën e mbuluar me duar për të shmangur daljen në kamerat e pranishme në sallë.

Familja e vajzës është larguar nga Paskuqani për t’u zhvendosur në një tjetër zonë, për shkak të gjendjes së rënduar të vajzës, por edhe për të shmangur ndonjë hakmarrje të mundshme për shkak se shtëpia e saj dhe e abuzuesit janë shumë pranë njëra-tjetrës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH