Globi

SHBA/ 15-vjeçari me ngjyrë qëllohet me plumb në kokë nga policia. Nëna e tij: Nuk kishte armë

Shkruar nga Liberale
SHBA/ 15-vjeçari me ngjyrë qëllohet me plumb në kokë

Sipas policisë adoleshenti u arrestua bashkë me disa “djem të armatosur” që kërcënonin kalimtarët.

15-vjeçari afrikano-amerikan i cili mbeti i vrarë nga një agjent në Misisipi, ishte qëlluar me plumb në kokë ndërsa e ëma e tij pretendon se ai nuk kishte armë.

Djali afrikano-amerikan vdiq në spital disa ditë pasi u qëllua në kokë jashtë një dyqani në Misisipi . Këtë e kanë raportuar mediat amerikane. Sipas një dëshmitari, i riu është vënë në pranga kur ka qenë i shtrirë në tokë dhe i plagosur.

Sipas rindërtimit të policisë së Gulfport, Jaheim McMillan, ai u arrestua së bashku me fëmijë të tjerë të armatosur që kërcënonin kalimtarët, ndërsa ngjarja ka zemëruar opinionin publik. Nëna, Katrina Mateen, tha se ajo u prangos nga policia sapo mbërriti në vendin ku ishte i biri i saj i shtrirë.

Policia po heton kolegun dhe reagimin e tij, me qëllim nxjerrjen e plotë të përgjegjësive.  /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH