Globi

15 vite burg për vrasësin e gazetares malteze

Shkruar nga Liberale
15 vite burg për vrasësin e gazetares malteze

Vincent Muscat u shpall fajtor dhe u dënua me 15 vjet burg për vrasjen e gazetares malteze, Daphne Caruana Galizia. Ngjarje e ndodhur në vitin 2017 . Galizia u vra gjatë një sulmi me bombë të vendosur në makinën e saj.

Muscat u arrestua së bashku me dy vëllezërit, George dhe Alfred Degiorgio, të cilët u akuzuan për vendosjen e bombës.

Edhe pse fillimisht ai nuk e pranoi krimin, Muscat dyshohet se tashmë po negocion me Prokurorinë e Përgjithshëm për reduktimin e dënimit të tij.

Përpara se të gjente vdekjen, gazetarja investigative ishte duke luftuar me dhjetëra padi të hapura kundra saj me akuzën e shpifjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH