Aktualitet

15 kushtet/ Genc Pollo: Nuk di pse Rama hap konflikt me PE

Shkruar nga Liberale
15 kushtet/ Genc Pollo: Nuk di pse Rama hap konflikt me PE

Ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo, i ftuar sot në studion e lajmeve në "News 24" tha se Shqipëria ka 15 kushte shtesë dhe se kryeministri Edi Rama po hap konflikt me PE duke e mohuar ekzistencën e tyre.

“Janë tre organe bazë të BE, shtetet anëtare që e themueluan, Komisioni dhe Parlamenti. Parlamenti u shpreh dhe i bën thirrje KE dhe Këshillit që të zbatohen 15 kushtet dhe i adresohet autoriteve shqiptare. Është një mesazh publik që merret përmes mediave, është reagim ndaj sinjaleve të dhëna nga goja e Ramës se ato 15 kushte nuk ekzistojnë. Nuk e di pse e bën këtë. Mesazhi i PE është reagim ndaj mohimeve të gënjeshtërta të tij. Ky konflikt mes tij e PE nuk është i mirë edhe për vetë integrimin. Sfida është të hapen negociatat që të përmbyllen dy konferencat, pas dy javësh pastaj nis procesi për hapjen e negociatave”, tha Pollo. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH