Aktualitet

147 raste të reja, rritet numri i të shtruarve në spital

Shkruar nga Liberale
147 raste të reja, rritet numri i të shtruarve në spital

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 147 persona. Kështu nurmi i personave të infektuar që nga fillimi i pandemisë llogaritet 10553.

Fatmirësisht betejën me Covid-19 e kanë fituar gjatë këtyre orëve 53 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë dy pacientë, një nga Tirana dhe një nga Elbasani.

Sa i përket situatës në spitalet Covid bëhet e ditur se në të dy spitalet janë të shtruar 199 pacientë, një numër ky relativisht i lartë me ditët e mëparshme. Aktualisht në terapi intensive janë 19 pacientë, pesë prej tyre të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 67 raste në Tiranë, 12 raste në Lezhë, 11 raste në Berat, 10 raste në Shkodër, 9 raste në Fier, 7 raste në Krujë dhe Korçë, 5 raste në Kamëz, nga 4 raste në Kavajë dhe Vlorë, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Lushnje, Gjirokastër, 1 rast në Durrës, Vau i Dejës, Selenicë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH