Presidenti Bajram Begaj ka reaguar me rastin e 14-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Begaj në një mesazh në ‘Facebook’ thekson se vendi ynë është krenar që është pjesë e aleancës më të fuqishme dhe të suksesshme në botë.
“14 vjet Shqipëria në NATO! Krenarë që jemi pjesë e aleancës më të fuqishme dhe më të suksesshme në botë! Krenarë që jemi kontribues për paqen dhe sigurinë!
#Westandtogether #Strongertogether”, shkruan Begaj.
Shqipëria mori për herë të parë pjesë si anëtare me të drejta të plota e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior në samitin që u mbajt në Strasbourg/Kehl më 4 prill 2009, ndërkohë që më 7 prill 2009, në selinë e Aleancës në Bruksel, u zhvillua ceremonia zyrtare e ngritjes së flamujve të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO.