Aktualitet

14 maji/ Roland Bejko: Synimi ynë, zhvillimi ekonomik i Tiranës. Në fokus turizmi, bujqësia dhe shërbimet ndaj qytetarëve

Shkruar nga Liberale
14 maji/ Roland Bejko: Synimi ynë, zhvillimi ekonomik i Tiranës.

Kur kanë mbetur edhe 48 orë nga zgjedhjet vendore të 14 majit, kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, ka renditur pikat kryesore të programit të tij, duke vënë theksin se synimi kryesor është zhvillimi ekonomik i kryeqytetit.

Në një intervistë për RTSH, Bejko u shpreh se tre shtyllat ku ai do të fokusohet janë turizmi, bujqësia dhe shërbimet ndaj qytetarëve.

“Do ta zhvillojmë ekonominë e Tiranës, do i japim prioritet turizmit, bujqësisë, që ka zero investime nga bashkia, do bëjmë 3 zona të lira ekonomike, Krraba, Kashari dhe Ndroqi. Shërbimet ndaj qytetarëve duhet të përmirësohen në Tiranë”, tha Bejko.

Ai shtoi se një tjetër angazhim është ulja e taksës së qytetarëve, për ndërtimin, dhe se do të heqë po ashtu edhe taksën e infrastrukturës vendore dhe atë shkollore, që i konsideroi si “taksa të tepërta”.

Ne angazhohemi të ulim nga 12% që është taksa e qytetarëve për ndërtimin në 5% dhe 3% që e ka detyrim kompania e ndërtimit t’ja paguaj bashkisë, ne do e marrim në dy forma, një pjesë në vlerë leku dhe një pjesë në objekt me qëllim që të ndihmojmë qytetarët e pastrehë, çiftet e rinj dhe sidomos nënat që janë kryefamiljare. Pretendojmë të ulim taksat në 50%, do i kërkojmë qeverisë të na japë këtë drejtë. Do përpiqemi ta formalizojmë ekonominë dhe të zgjerojmë bazën e tatimpaguesve dhe kështu do fitojmë në arkën e bashkisë rreth 70 mln euro plus. Do heqim taksën e infrastrukturës vendore dhe shkollore sepse është një taksë e tepërt”, u shpreh Bejko.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH