Aktualitet

"14 Maji, dita e dërrmimit të regjimit", Meta: Do rikthejmë pluralizmin në këshillat bashkiakë

Shkruar nga Liberale
"14 Maji, dita e dërrmimit të regjimit", Meta: Do

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaron se, 14 Maji do të jetë dita e dërrmimit të regjimit monist në Shqipëri.

"14 Maji do të jetë dita e dërrmimit të regjimit monist në Shqipëri. 4 vitet e pushtetit vendor monist dhe të paligjshëm si as në vendin më prapambetur të Afrikës do të marrin fund përgjithmonë", shkruan Meta në rrjetet sociale.

Në një postim në Facebook, ai shkruan se Partia e Lirisë do garantojë rikthimin e pluralizmit në këshillat bashkiakë dhe do të jetë zëri i qytetarëve në kërkimin e llogaridhënies.

"Partia e Lirisë do garantojë jo vetëm rikthimin e pluralizmit në këshillat bashkiakë, por do të jetë fuqia kryesore e zërit të qytetarëve që do zbatojë Llogaridhënien pa asnjë kompromis me interesin publik dhe qytetar. Të shtunën në Konventën Kombëtare zgjedhim ekipin drejtues që do të udhëheq Partinë e Lirisë drejt Fitores të padiskutueshme. Do të jetë së pari triumfi i lirisë të qytetarëve të nëpërkëmbur, të vjedhur, të intimiduar dhe të padëgjuar në këto 4 vitet e pushtetit absolut monist të Rilindjes", tha Meta.

Kujtojmë se, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj caktoi 14 majin 2023 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve vendore të ardhshme. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH