Aktualitet

14 maji, Berisha ‘shpall fitoren’ e thellë ndaj Ramës... në Facebook: E shpartallova në fushë-betejën dixhitale!

Shkruar nga Liberale

Ish-kryeministri Sali Berisha një javë para zgjedhjeve të 14 majit ka shpallur fitoren në… Facebook.

Ai thotë se e ka mundur Ramën në rrjetet sociale, duke cituar një sondazh.

"Shpartallim në fushë-betejën dixhitale! Rama braktiset nga shqiptarët. Mirënjohje të pakufijshme qytetarëve për mbështetjen e tyre të çmuar dhe që i varën të keqes teneqen në qafë! Fitore", shkruan Berisha në Facebook.

Sipas të dhënave dixhitale që publikon Berisha ai pretendoi se kryeson ndaj Ramës me 2.9 milionë % nga 1.6 milionë % të këtij të fundit në lidhje me përshtypjet e përdoruesve të rrjeteve sociale.

Berisha po ashtu thotë se nga sondazhi ai kryeson me 64% kundrejt 36% të Ramës.

Gjithsesi, pritet rezultati zyrtar i KQZ dhe sesi do të reagojë Berisha nëse një rezultat i tillë nuk do të përputhet me sondazhet e tij dixhitale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH