Showbiz

Zi në familjen e aktorit, Agron Llakaj prek me fjalët: Festuam vetëm një muaj më parë

Shkruar nga Liberale
Zi në familjen e aktorit, Agron Llakaj prek me fjalët: Festuam

Vetë një muaj më parë festoi ditëlindjen me të atin. Agron Llakaj dha lajmin e trishtë sot, se babai i tij është ndarë sot nga jeta. Ai ka publikuar një foto krah prindërve, duke shkruar se jo më larg se sot në mengjes e kishte takuar të atin, pa e ditur që do të ishte përqafimi i tyre i fundit.

“Ahh ku ta dija o babushi im i mire, se do ishte ditëlindja jote e fundit.

Babai im, gojemjalti ti, e qeshura jote ilac…aaahh mor bab cte te them e cte shkruaj per ty?!

U pame sot ne mengjes dhe nuk mendova se po te puthja e perqafoja per here te fundit.

Babi im, ike…,po te pret Bardha, bija jote dhe motra jone, tregoja gjithe mallin tone babi.

Qofsh i parajses ashtu sic shpirtin e kishe babi im!

Kam gjithcka nga ty dhe shpirti yt i mire, qe do t’i ruaj deri kur Zoti te na bashkoj serish!

Lamtumire o i shtrenjti yne, tregoi shtruar Zotit gjithe historite e tua, ashtu bukur dhe qeshur sic tregoje Ti! Sa me mungon mor bab…ahhhh…”, ka shkruar Agron Llakaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH