Aktualitet

132 persona të infektuar, 6 pacientë në intubim

Shkruar nga Liberale
132 persona të infektuar, 6 pacientë në intubim

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 132 persona. Keshtu qe nga fillimi i pandemise jane infektuar 11948 qytetare.

Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon :

24 raste në Tiranë, 15 në Gjirokastër, nga 10 raste në Korçë, Elbasan, nga 8 raste në Krujë, Lezhë, nga 7 raste në Shkodër, Durrës, nga 6 raste në Kukës, Berat, nga 5 raste në Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Has, Pustec, nga 2 raste në Kavajë, Pukë, Tropojë, Pogradec, Bulqizë, nga 1 rast në Lushnje, Vlorë, Kamëz, Mat, Maliq.

Situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 173 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH