Aktualitet

13 tetori/ Ja afati i fundit për regjistrimin e partive në KQZ

Zgjedhjet
               Publikuar në : 11:19 - 03/08/19 V Liberale

Kodi Zgjedhor oarashikon si afat të fundit regjistrimin e partive në zgjedhje 70 ditë përpara ditës së votimit. Ndërkohë presidenti Ilir Meta ka dekretuar datën 13 tetor si ditë zgjedhjesh.

Sipas kësaj përllogaritje, afati i fundit i partive për të shkuar në KQZ për t’u regjistruar është data 4 gusht.

Partitë aleate të Partisë Demokratike zhvilluan dje një takim me kryedemokratin, Lulzim Basha i cili është shprehur se KQZ e ka detyrim të pashmangshëm të përgatisë zgjedhjet e 13 Tetorit.

“Shteti dhe partia janë dy gjëra të ndryshme. Ka një ndryshim rrënjësor midis të drejtës kushtetuese dhe të drejtës partiake. I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor. Është detyrim i pashmagshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje. Partitë politike, pastaj, kanë të drejtën e tyre të marrin apo jo pjesë në këto zgjedhje”, ka thënë Basha.

Ndërkohë po dje pas mbledhjes aleatët e Bashës i dërguan një letër KQZ-së ku i kërkonin të niste proceduarat për zgjedhjet e 13 tetorit.

Ndërkohë erdhi edhe reagimi nga ana e KQZ-së e cila njoftoi se sot në orën 10:00 do të mbahej mbledhja e cila do të shqytronte kërkesën e PAA, PR dhe LSI-së.

Por mesa duket në mbledhje ka qenë i pranishëm vetëm kryetari i KQZ-së, Klement Zguri i cili mësohet të ketë thënë se pa kuorum mbledhja nuk mund të hapet.

Në këtë mënyrë mbledhja ka dështuar./Gazeta Liberale

(Visited 411 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *