Showbiz

Armina Mevlani: Fjalimi i doktorit dhe babait, pjesa më emocionuese e dasmës

Shkruar nga Liberale
Armina Mevlani: Fjalimi i doktorit dhe babait, pjesa më emocionuese e

Moderatorja Armina Mevlani rrëfeu tek “Goca dhe Gra” se fjalimet e vjehrrit të saj Sali Berisha dhe babit të saj, Arben Mevlani ishin surpriza më e bukur e mbrëmjes.

“Edhe për mua fjalimet e doktorit dhe të babit kanë qenë pjesa më emocionuese. Nga babi e prisja por nga doktori jo me thënë të drejtën, të thoshte diçka kaq të ndjerë e të lartësojë femrën dhe ti japë femrës respektin dhe lëvdatat e duhura. Akoma e shikoj videon dhe mund të them se ka qenë ndër surprizat më të bukura të asaj mbrëmjeje”, ishte komenti i saj.

Kujtojmë se, Armina dhe Shkëlzeni kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre 9 vjeçare të dielën e javës që kaloi. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH