Aktualitet

Majko bën deklaratën e fortë: Ka ardhur koha që prangat të tingëllojnë në dyert e politikës

Shkruar nga Liberale
Majko bën deklaratën e fortë: Ka ardhur koha që prangat

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko tha sot në Kuvend se, ka ardhur koha që “prangat të tingëllojnë në dyert e politikës”.

“Ecuria e reformës nuk ka të bëjë vetëm me njerëz që burgos, por me ata që u jep drejtësi. Sot Shqipëria e vitit 2022 ka mbledhur mjaftueshëm probleme. Aktualisht Drejtësia krahas krimit dhe korrupsionit ka edhe një kundërshtar tjetër: populizmi dhe qëllimi i pashpallur i tij për çmontimin e shtetit ligjor. Populizmi di ta përdorë të vërtetën për të gënjyer. Vendosja e drejtësisë në Shqipëri është përballur me përfaqësuesit e politikës populiste. Sot institucionet e drejtësisë kanë nevojë për përkrahje pasi vendosja e drejtësisë është revolucioni i kohës sonë. Nëse ai nuk ndodh do të trokasë rebelizmi i populizmit dhe sistemi do të bjerë. Uroj të ndodhë e duhura”, tha Majko.

Në seancën që po mbahet sot në Kuvend, po diskutohen projekt-rezolutat e institucioneve të drejtësisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH