Aktualitet

Përfitimet në shëndet/ Ja pse duhet patjetër të vizitoni një fushë me livanda këtë verë

Shkruar nga Liberale
Përfitimet në shëndet/ Ja pse duhet patjetër të

Ardhja e verës, njofton edhe çeljen e livandës, asaj lules ngjyrë vjollcë, që shihni nëpër fotot e bukura të Instagram-it. Ato njihen për aromën e tyre të veçantë, që transmetohet në ajër sa herë, që “deti i luleve” valëvitet. Por përveç pamjes spektakolare, që të ofrojnë fushat e lulëzuara dhe aromës, prej livandës mund të kesh shumë përfitime të tjera.

Për shekuj me radhë lulja është përdorur si ilaç për dhimbjet dhe djegiet. Gjithashtu pretendohet se, ndihmon edhe në çështjet e shëndetit mendor si; ankthi dhe stresi. Dr. Nilufar Ahmed, një psikoterapiste dhe psikologe nga Universiteti i Bristolit në Britaninë e Madhe thotë se, aroma e livandës ka një efekt relaksues.

“Ai redukton simptomat e ankthit, duke ulur rrahjet e zemrës dhe duke rregulluar frymëmarrjen”, tha ajo për CNN.

Livanda përmban një përbërës natyral me aromë të fortë, i quajtur linalool, që gjendet zakonisht në fruta, lule dhe barishte; si portokalli dhe trëndafilat. Ahmed tha se, livanda mund të reduktojë stresin e përditshëm, si dhe të paralajmërojë ata që vuajnë nga ankthi, në mënyrë që të kërkojnë ndihmë profesionale. Shumë studime kanë treguar gjithashtu se, livanda mund t'ju ndihmojë edhe me gjumin. Por specialisti Kevin Morgan, një profesor i psikologjisë në Universitetin Loughborough, në Britani, e quajti kërkimin “pjesërisht të dobët", pasi fokusohet vetëm në grupe të vogla.

"Shëndeti mendor dhe gjumi shkojnë dorë për dore, njëri ndikon tek tjetri", tha psikologu Ahmed, duke e hedhur poshtë teorinë e Kevin Morgan. Ajo thotë se, një simptomë e njohur e depresionit është çrregullimi i gjumit.

Por, edhe vetëm të qenit jashtë në natyrë, mund të jetë e dobishme për shëndetin mendor, duke ju bërë që të flini më mirë. Një studim i botuar në vitin 2020 zbuloi se, edhe periudhat e shkurtra jashtë në natyrë reduktonin ndjenjat e ankthit, stresit dhe depresionit. /Përgatiti Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH