Aktualitet

Rindërtimi/ Ahmetaj: Banesat e Laçit, gati për qytetarët në gusht!

Shkruar nga Liberale
Rindërtimi/ Ahmetaj: Banesat e Laçit, gati për qytetarët

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, komentoi në emisionin “Frontline” të gazetares Marsela Karapanço, në News24, vizitën e qeverisë shqiptare në Turqi.

Ahmetaj tha se gjatë kësaj vizite në Turqi është takuar me ministrin e Ambientit dhe Strehimit, me të cilin ka diskutuar për projektin e Laçit, që po rindërtohet nga qeveria turke, dhe që sipas ministrit shqiptar, do të jetë gati në muajin gusht, ku shtëpitë do iu dorëzohen qytetarëve.

"Unë u takova me ministrin e Ambientit dhe Strehimit, ministri që ka përgjegjësinë e ndihmës të Turqisë për tërmetin në vendin tonë, pra për projektin e Laçit, ku në fund të gushtit dorëzohen të gjitha banesat për qytetarët e Lacit. E falënderova dhe më pas vazhduam një diskutim gati 2-orësh për politikat e strehimit, instrumentet që ata kanë përdorur për politikat e strehimit. Në maj të vitit që vjen do të kemi zhdukur çdo shenjë të tërmetit dhe do kemi ndërtuar të gjitha sajtet", u shpreh Ahmetaj. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH