Aktualitet

1200 policë rrethojnë kryeministrinë, furgonët dhe autobusët drejt Tiranës

Shkruar nga Liberale
1200 policë rrethojnë kryeministrinë, furgonët dhe

Nga disa rrethe të vendit janë nisur qytetarë për të marrë pjesë në protestën e opozitës, e cila do të nisë në orën 19:00 në Tiranë.

Nga qyteti i Kukësit dhe zonat përreth, sipas PD-së janë nisur rreth 2000 anëtarë të PD, simpatizantë dhe qytetarë me autobus dhe makina private.

Nga Hasi janë 800 demokratë që kanë udhëtuar me makinat e tyre në drejtim të Tiranës edhe afro 1200 mbështetës janë nisur nga Tropoja për të protestuar në Tiranë. Shifrat janë dhënë nga drejtuesit e PD-së në rrethe.

Gjithashtu rreth 1 mijë demokratë janë nisur nga Shkodra në orën 15:00, për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga kreu i kësaj force politike, Sali Berisha. Partia Demokratike ka kërkuar 2 orë leje në policinë e Tiranës.

Mbi 1200 efektivë të policisë do të jenë të angazhuar në terren mes të cilëve forca të rendit, të Ndërhyrjes së Shpejtë, repartit Shqiponja dhe punonjës të Gardës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH