Aktualitet

12 viktima në 24 orët e fundit/ Ulen testimet dhe rastet e reja

Shkruar nga Liberale
12 viktima në 24 orët e fundit/ Ulen testimet dhe rastet e reja

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit, 12 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid-19 në spitalet COVID. Sipas MSH, pacientët që kanë humbur jetën janë përkatësisht: 6 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri të moshave 50-76 vjeç.

Janë kryer 2698 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 775 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

298 raste në Tiranë, 74 në Lushnje, 64 në Vlorë, 58 në Kavajë, 32 në Shkodër, 30 në Korçë, 29 në Sarandë, 25 në Berat, 22 në Fier, 20 në Durrës, 18 në Mallakastër, 15 në Delvinë, nga 9 raste në Kamëz, Kolonjë, nga 6 raste në Kukës, Pukë, nga 5 raste në Mirditë, Peqin, Gramsh, nga 4 raste në Devoll, Tepelenë, Kuçovë, Vorë, nga 3 raste në Gjirokastër, Ura Vajgurore, Dibër, Skrapar, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Has, Librazhd, Përmet, Poliçan, nga 1 rast në Tropojë, Mat, Pogradec, Shijak, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 972 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 57,736 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 547 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (15 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore 775

Të shëruar në 24 orë 972

Të shtruar në spitale 547

Humbje jete në 24 orë 12

Testime ditore 2698

Testime totale 416,976

Raste pozitive 93,850

Raste të shëruara 57,736

Raste Aktive 34,547

Humbje jete 1,567

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH