Aktualitet

12 humbje jete në 24 orët e fundit në vendin tonë

Shkruar nga Liberale
12 humbje jete në 24 orët e fundit në vendin tonë

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3956 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 533 qytetarë.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 167 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar.

Po ashtu, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19, 12 qytetarë, përkatësisht: 6 qytetarë nga Tirana të moshave 69-88 vjeç, 1 qytetare nga Kruja 64 vjeçe, 1 qytetar nga Vlora 66 vjeç, 1 qytetar nga Lezha 67 vjeç, 1 qytetare nga Gjirokastra 74 vjeçe, 1 qytetar nga Kavaja 77 vjeç dhe 1 qytetar nga Shkodra 79 vjeç.

Janë shëruar 696 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 163,018 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (07 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 533

Të shëruar në 24 orë 696

Të shtruar në spitale 167

Humbje jete në 24 orë 12

Testime ditore 3956

Testime totale 1,228,064

Raste pozitive 173,723

Raste të shëruara 163,018

Raste Aktive 7959

Humbje jete 2,746

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3443

Durrës 910

Fier 736

Shkodër 614

Vlorë 472

Elbasan 430

Berat 292

Lezhë 288

Gjirokastër 242

Kukës 208

Korçë 167

Dibër 157

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH