Aktualitet

12 anëtarët e KQZ-së së re, ja emrat e propozuar nga PS e PD

Shkruar nga Liberale
12 anëtarët e KQZ-së së re, ja emrat e propozuar nga PS e PD

Komisioni i Posaçëm është mbledhur sërish ditën e sotme për zgjedhjen e 12 anëtarëve të KQZ-së së re.

Partia Socialiste propozoi për kryekomisioner: Bledar Skënderin, Ilirjan Celibashin dhe Ilir Rusmajlin. Përfaqësuesi i posaçëm i opozitës, Oerd Bylykbashi skualifikoi Ilir Rusmajlin, i cili ka qenë ish-zv-kryeministër dhe ministër i Partisë Demokratike.

Kuvendi do të zgjedhë të hënën kreun e ri të KQZ-së për 7 vitet e ardhshme mes Myslymajt dhe Celibashit.

Partia Demokratike përmes Oerd Bylykbashit propozoi për zv.komisioner Lealba Pelingun, Agron Haxhimalin dhe Hysen Osmanajn.

PS-ja i skualifikoi PD-së Hysen Osmanin, në votim të hënën shkon Lealba Pelingu dhe Agron Haxhimali për numrin dy të KQZ-së për 4 vitet e ardhshme, që do të ketë një detyrë të veçantë, përgatitjen e procesit të identifikimit biometrik.

Për KAS-in propozohen nga PS-ja Ervin Lako, Koli Bele dhe Ilir Rusmajli, Ledio Braho dhe Elvis Cefa nga PD. Për Këshillin Rregullator nga PS-ja propozohen Dritan Çaka, Odeta Berberi dhe Ilirjana Nano, nga PD Helga Vukaj dhe LSI Muharrem Cakaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH