Dy zyrtarë të Portit të Durrësit pritet të arrestohen në lidhje me ngarkesën prej 119 kg kokainë të sekuestruar pak ditë më parë në kontejnerët me banane të “Banaking”.
Burime pranë Policisë së Shtetit bëjnë me dije se bëhet fjalë për një agjent doganor dhe një punonjës së Autoritet Kombëtar të Ushqimit.
Ka dyshime se këta dy persona kanë firmosur shkresën për ngarkesën me fruta ekzotike ku u gjet e fshehur droga pa mbërritur kontejneri akoma në port.