Aktualitet

Skënder Brataj tregon dallimet mes rrufës dhe gripit

Shkruar nga Liberale

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë disa dallime mes rrufës dhe gripit me rastin se edhe në kohë pandemie po vjen periudha vjeshtë-dimër e virozëve të stinës.

Brataj thotë se rrufa apo ftohja me gripin kanë shumë ngjashmëri dhe shumë dallime. Por sipas tij, në çdo rast pika e parë është kontakti me mjekun.

Sa i përket rrufës njeriu ka temperaturë të rrallë, dhimbje të lehta, tështitje të zakonshme por dhe dhimbje kohe të rrallë. Ndërkohë tek gripi, jep menjëherë simptoma, temperatura zgjat 3-4 ditë, dhimbjet janë të shpeshta dhe të rënduara, ndonjëherë tështitje dhe dhimbje koke të zakonshme.

STATUSI NGA SKËNDER BRATAJ

VIROZAT, NGJASHMËRITË DHE DALLIMET MIDIS TYRE

Epidemia nga Sars-Cov2/Covid-19 vazhdon të jetë prezent prej shtatë muajsh duke u përditësuar çdo ditë mbi gjendjen e saj. Ndërkohë po mbërrijnë virozat e stinës të cilat kanë shumë ngjashmëri dhe dallime midis tyre.

Për këtë arsye le të flasim se si duhet të veprojmë në rastin e shfaqjes së sëmundjeve me shkaktarët përkatës.

Le të fillojmë me Ftohjen(Rrufën) që është tipike e kësaj periudhe dhe Gripin që po ashtu është drejt mbërritjes.

Për të pasur idetë e qarta le të kthjellohemi që në fillim që pika e parë është kontakti me MJEKUN.

Së dyti le të shohim dallimet midis tyre për tu orientuar më shpejt se kush mund të jetë shkaktari gjendjes tonë SHËNDETËSORE.

Sot po flasim për dallimet midis RRUFËS DHE GRIPIT për të vazhduar më tej me ngjashmëritë dhe dallimet midis GRIPIT DHE COVID-19.

Këto ngjashmëri dhe dallime i kemi përmbledhur në tabelën e mëposhtme:

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH