Analizë

Roland Lami: Teatri shembi teatrin o njerëz!

Shkruar nga Liberale
Roland Lami: Teatri shembi teatrin o njerëz!

Pedagogu i UET, në një status në rrjetet sociale thotë se me shembjen e Teatrit Kombëtar u shemb teatri i opozitës, medias, këshillit Bashkiak dhe vetë të kryeministrit me menaxhimin e situatës së Covid-19

 

 

  1. Shembi teatrin e një pjese të mire të popullsisë që bëjnë statuse për të marrë Like dhe shtyjnë ditën dhe jo se kane shqetësim për shembjen e teatrit. Sikur 20 % e tyre të ishin në shesh mbrëmë jo fadromat por dhe policia do kishte frikë të ofrohej.
  2. Shembi teatrin e opozitës që shkoi aty për të kërcënuar me fjale jo me mbështetës. Shkoi aty për të larë gojën dhe jo për të mbrojtur një kauzë që shqetëson qytetin.
  3. Shembi teatrin e medias që nuk ishin aty ku po prishej teatri po u shfaq për të filmuar gërmadhat.
  4. Shembi teatrin e këshillit bashkiak që falë sistemit zgjedhore përfaqëson partinë, jo qytetin.
  5. Shembi teatrin e kryeministrit që në dështim të menaxhimit të situatës ekonomike post COVID 19 i duhej të zhvendoste vëmendjen diku tjetër.
  6. Shembi teatrin e aktorëve që një pjese janë aktorë falë firmës qe vendosin ne bordero.
  7. Shembi teatrin e një pjese të shoqërisë civile që nuk lënë kauza të ekstremit të majte pa mbrojtur jashtë Tirane mjafton të mos kundërshtojnë vendimet qe ndërmerr kryetari Veliaj ne Tirane.
  8. Shembi teatrin e respektimit të ligjeve dhe institucioneve dhe vendosi forcën e vetëgjyqësisë. Ata qe vetëshpallen luftëtarë të Reformës ne Drejtësi.
  9. Shembi teatrin e ambasadoreve në Tiranë që në emër të demokracisë nuk harrojnë të shprehen gjithmonë pasi ndodh ngjarja.

Tani jemi vetvetja, ta gëzojmë regjimin autokratik që gjithë bashkë po e instalojmë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH