Aktualitet

Gazetën Liberale hapet sot me: Tutela amerikane e SPAK

Shkruar nga Liberale
Gazetën Liberale hapet sot me: Tutela amerikane e SPAK

Më 19 dhjetor, kur  tetë prokurorët e zgjedhur do të  betohen tek presidenti, merr jetë zyrtarisht edhe e shumëpritura Strukturë e Posaçme Antikorrupsion, institucioni i ri i krijuar  nga Reforma në Drejtësi që  do të hetojë dosjet e zyrtarëve të lartë të përfshirë në korrupsion dhe krim të organizuar.

Fillimisht SPAK do ta nisë punën me gjysmë kapaciteti dhe ende pa pasur Byronë Kombëtare të Hetimit, por megjithatë kjo nuk  ka ndaluar që në po të njëjtën datë të pushojnë së ekzistuari Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda, ndërsa KLP ka nisur transferimet e prokurorëve, mes tyre Donika Prelën, aktualisht në krye të kësaj prokurorie dhe Arta Markun, ish-kryeprokuroren e përkohshme të Përgjithshme.

Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni sot në Gazetën Liberale në print /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH