Globi

110 raste të reja nga Covid në Kosovë

Shkruar nga Liberale
110 raste të reja nga Covid në Kosovë

Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar të infektuar me Covid 110 raste të reja dhe ka humbur jetën një person.

Gjithashtu, 2 persona e kanë fituar betejën me Covid.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Kosovë janë konfirmuar të infektuar me Covid 108 623 persona, mes të cilëve kanë humbur jetën 2 267 qytetarë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH