Aktualitet

11 vite nga anëtarësimi në NATO, Basha: Përkushtimi ynë u shpërblye!

Shkruar nga Liberale
11 vite nga anëtarësimi në NATO, Basha: Përkushtimi ynë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar sot 11 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

"Sot u mbushën 11 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Unë kujtoj me krenari punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të qeverisë në ato vite për këtë arritje historike për të giithë ne shqiptarët", shkruan Basha në Facebook.

Postimi i Bashës:

Të dashur bashkëqytetarë,

Sot u mbushën 11 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Unë kujtoj me krenari punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të qeverisë në ato vite për këtë arritje historike për të giithë ne shqiptarët.

Puna, përkushtimi dhe ndershmëria shpërblehen gjithmonë! Ndonëse sot po kalojmë ditë të vështira, ne nuk jemi vetëm. Bashkë do t’ia dalim! E keqja do të kalojë dhe ne do të ngrihemi më të fortë! #WeAreNato #ditemetemira /Gazeta Liberale

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/505991836943615/?t=1&v=505991836943615

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH