Aktualitet

11 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit, rriten ndjeshëm rastet e reja

Shkruar nga Liberale
11 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit, rriten ndjeshëm

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin në Shqipëri, ku vihet re rritja e numrit të viktimave dhe rasteve të reja.

Gajtë 24 orëve të fundit, 11 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid-19 në spitalet COVID: 4 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Bulqizë, 1 qytetar nga Cërrik, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Korça të moshave 48-80 vjeç.

Janë kryer 3864 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 901 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 274 raste në Tiranë, 57 raste në Durrës, 48 raste në Vlorë, 44 raste në Shkodër, 42 raste në Elbasan dhe Sarandë, 40 raste në Lezhë, 29 raste në Lushnje, 28 raste në Kavajë, 25 raste në Krujë, 20 raste në Fier, 18 raste në Gjirokastër, 17 raste në Mat, 16 raste në Kukës, 15 raste në Korçë, 14 raste në Kurbin, 13 raste në Berat, 12 raste në Librazhd, 11 raste në Tepelenë, 9 raste në Dibër dhe Gramsh, 8 raste në Pogradec, Divjakë, Kuçovë, Patos, 6 raste në Mallakastër, Kamëz, Skrapar, 5 raste në Rrogozhinë, Delvinë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Bulqizë, 4 raste në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Peqin, 3 raste në Devoll, Mirditë, Roskovec, Shijak, Cërrik, Poliçan, 2 raste në Belsh, Himarë, Kolonjë, Klos, Vorë, 1 rast në Has, Memaliaj, Maliq.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 507 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 46,927 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 287 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH