Aktualitet

11 hapat që duhet të hedhë PS për të shkarkuar Metën!

               Publikuar në : 14:23 - 13/06/19 Liberale

Pas miratimit në Kuvend të rezolutës për presidentin Ilir Meta maxhoranca ka një rrugë të gjatë deri në shkarkimin e tij të mundshëm.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu që është duke e ndjekur seancën e sotme parlamentare thotë se maxhorancës do t’i duhen të hedhë 11 hapa deri në finalizimin e shkarkimit.

1. Maxhoranca me firmat e 35 deputetëve dorëzon kërkesën për shkarkimin e presidentit gjë e cila me gjasë do të ndodhë pas miratimit të rezolutës.

2. Kryetari i Kuvendit në seancën e radhës njofton Kuvendin për këtë kërkesë.

3. Kuvendi ia kalon kërkesën Komisionit Parlamentar të Ligjeve.

4. Ky komision nis shqyrtimin e kërkesës dhe fton presidentin në seancë dëgjimore.

5. Komisioni Ligjeve harton një raport dhe ia kalon kuvendit.

6. Kuvendi në seance plenare me debat shqyrton raportin.

7. Kuvendi miraton ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për presidentin. Kohëzgjatja e veprimtarisë 3 muaj.

8. Në korrik pritet ngritja e Gjykatës Kushtetuese.

9. Në sesionin e ri parlamentar në kuvend në shtator ose nëse thirret më herët, dëgjohet raporti komisionit hetimor.

10. Kuvendi me pas bazuar në këtë raport vendos për ta shkarkuar apo jo presidentin. Maxhorancës i duhen 93 vota për të realizuar shkarkimin.

11. Votimi i parlamentit shkon për tu certifikuar nga Gjykata Kushtetuese. /Top Channel

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *